Aktori i njohur Mehdi Malkaj probleme me zemrën, shtrohet në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT

3 Gusht, 08:27| Përditesimi: 3 Gusht, 19:03

  • Share

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ndodhet i shtruar në reanimacionin e Kardiologjisë në QSUT, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore në zemër (Sindromë Koronare Akute).

Në spital është paraqitur pasditen e djeshme dhe sipas burimeve brenda spitalit gjendja paraqitet e qetë, dhe pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të tjera mjekësore gjatë ditës së sotme.

Aktori ka qenë në spitalin e Traumës duke vizituar një të afërm të tij dhe papritur ka ndjerë shqetësime, dhimbje në krahun e majtë.

Ndihmën e parë e ka marr nga mjekët e Traumës, dhe pastaj këta të fundit e kanë përcjell me ambulancë drejt shërbimit të kardiologjisë në QSUT për ekzaminime dhe trajtim të mëtejshëm nga mjekët specialistë kardiologë.

Aktori Malkaj njihet për role të spikatura si ai i Xha Brahos ne telekomedinë “Gjuetia e fundit” në fundvitin 1992. Me 1 janar 1993 papritmas të gjithë flasin për këtë personazh që mbante psikologjinë e një populli si barrë në kurriz, por aktori që e luante me aq mjeshtri nuk njihej.

Që nga ai moment të gjithë e njohin atë si “Xha Braho” dhe pak e pershendesin në emër. Në teatër do ta gjejmë në disa role si p.sh në rolin e Babait në dramën “Babai” e Ruzhdi Pulahës, në rolin e Shëvalit në komedinë e “Darka e të marrëve” e Veberit, në rolin e Shmalcit në dramën “Franku i V-të” e Fridrih Dyrrenmatit ; “Ne katin e dytë është parajsa”; “Nderi i kombit”; “Gomone”; “Darka e gabuar” etj.

Në kinematografi dhe telekomedi gjithashtu ai ka interpretuar në shumë role. Roli i tij i parë do të jetë ai i Milo budallait në filmin “Përrallë nga e kaluara” në vitin 1987. Ndërkaq ka edhe role të tjera në shumë filma si roli i pijanecit në filmin “Jeta në duart e tjetrit” në vitin 1990, roli i babait të Lolos në filmin “Shpella e piratëve në vitin 1991 etj Pa harruar ato ne telekomeditë dhe skeçet ku padyshim me I suksesshmi mbetet Xha Braho.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • filip: 03/08/2024 14:06

    Akoma gjallë është ky fshatari bisht qeni.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 03/08/2024 11:15

    Kur shkoja unë në teatrin e DUÇES në 1957-60..1964-66..për të par M. Xhepën,K.Roshin,etj shpifsit KALAJA,Kërriçi,etj nuk kishin lindur akoma.Ay teatër ishte bër nga DUÇE për kafshët e për BORDELLO. Teatri RI do të bëhet më i miri në EUROPË. Protesta e Saliut bëhen për të nxjerr Sb nga burgu & jo për të bërë K.TETAËRIN SI ISHTE E KU ISHTE.AI KA VDEKUR sikurse Saliu politikisht në ballkonin 8 deri 2025.

    Përgjigju
  • Cubi: 03/08/2024 10:44

    Të shkoj tek sali qeni aty tek shtat penxheret edhe ti bëj një vizitë të mirë kardiologu dhe shërohet në vend. Ah artista që humbin vlera e respekt me budallëqe politike. Shiko mor artin të është dhënë mundësia shfrytezoje. Lëre more halen se ka qelbur dynjan atje le të vdes si qen ne katin e tet

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 03/08/2024 09:29

    Aktori Malkaj u bë i spikatur pas vdekjes së E.Hoxhës..kur për të u bë KURBAN DHIA E VETME..Si regjisor i madhi KOÇO DEVOLE. Por,Autoriteti Aktorit Malkaj ra për TOKE,kur ju bashkua MARRZIVE TË NON GRATËS,duke kërkuar TEATRIN E DUÇES..për marr para QYL..! Dhe kur aktori,Intelektuali përkrahë nië HAJDUT NON GRATA është DAQEZI. Sidoqoftë ti jen të shkuara. !

    Përgjigju
    • Tani: 03/08/2024 10:49

      Ethem ku e teatrin ska iku lere mediun te qete se je ne anen e gabuar se zoti shikon

    • Reina: 03/08/2024 09:57

      Nje analize korrekte...

  • WTF: 03/08/2024 08:33

    Nje spiun me pak

    Përgjigju
    • E DREJTA: 03/08/2024 10:13

      FIKS FARE

    • Donika goxhaj: 03/08/2024 10:11

      ????????????????????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?