Aktori Sean Penn

Lifestyle

Aktori i njohur ndërpret xhirimet e filmit: Nuk kthehem në set deri sa i gjithë stafi të jetë vaksinuar kundër COVID

24 Korrik 2021, 21:55| Përditesimi: 24 Korrik 2021, 21:56

  • Share

Aktori i njohur Sean Penn, pjesë e kastit të serialit televiziv 'Gaslit" ka ndërprerë xhirimet, duke vënë ultimatumin se nuk do të rikthehet seri sa i gjithë stafi të jetë vaksinuar kundër koronavirusit. Gaslit ishte ndër të parët që u vaksinuan kundër COVID, ndërsa po ashtu ndihmoi nëpërmjet një organizate për shpërndarjen e vaksinave të COVID.

"Unë nuk kthehem në set deri sa të gjithë të jenë vaksinuar", ka thënë ai.

Kompania e prodhimit të serialit televiziv, NBC Universal, nuk ka dalë ende me ndonjë deklaratë, megjithëse vendimi i aktorit mund të shkaktojë vonesa në xhirime.

Gaslit është një mini-serial i përbërë nga tetë episode që do të analizojnë skandalin Watergate, i cili përfshiu presidentin amerikan Nixon në fillim të viteve 1970.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?