Jemi mësuar ta shohim çdo të djelë në spektaklin e humorit “Portokalli” ku luan rolin e një lëneshe, një vajze të madhe në moshë të dëshpëruar për të gjetur bashkëshort, por edhe vetë ai në jetën reale është në kërkim të dashurisë. Aleksandër Grami, aktori simpatik dhe i qeshur i “Portokalli” ka rrëfyer në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV se aktualisht është beqar dhe se do të donte të kishte përkrah një vajzë me kaçurrela dhe të qeshur.
Tani jam beqar, jam një “lëneshë”….goca ju dua shumë.
Aleksandër Grami, aktor
Si është princesha jote e ëndrrave?
Me kaçurrela, dhe e qeshur, më pëlqejnë kaçurrelat. Brune më pëlqen më shumë, por nuk e kam problem se flokët lyhen, por mbi të gjitha të jetë e qeshur.
Aleksandër Grami, aktor
I pyetur ndërkaq nëse pesha e pengon në jetën e përditshme, përfshirë këtu dhe marrëdhënien me vajzat, Grami tha se ndihet mirë kështu siç është.
Të gjithë më thonë dobësohu. Por, jo jam rehat, po të dobësohesha nuk do ishte keq, tentojmë ndonjëherë palestrën. Nuk e kam problem që jam i shëndoshë, unë madje bëj fletën.
Aleksandër Grami, aktor
Grami ka treguar gjatë intervistës në “Rreze Dielli” edhe për marrëdhënien e veçantë që ka me mikun e tij Dorian Ramaliu, prezantuesin e emisionit investigativ “Fiks Fare”.
Pas 3 sezonesh në show-n argëtues “Pa limit” që prej vitit të kaluar, Aleksandër Grami është pjesë e spektaklit të përjavshëm të humorit “Portokalli”.
Komente

Ku ka te dashur per ty o Bol
Përgjigju