VIP & Spektakël

Aktori legjendar gjendet pa jetë në banesën e vet, bashkë me gruan dhe qenin e tyre

27 Shkurt, 13:05| Përditesimi: 27 Shkurt, 15:47

  • Share

Aktori legjendar Gene Hackman, është gjetur pa jetë në banesën e tij në Santa Fe, bashkë me bashkëshorten, Betsy Arakawa.

Pranë trupave të çiftit, 95 dhe 63 vjeç u gjet i ngordhur edhe qeni i tyre. Autoritetet thanë se nuk dyshohet për një ngjarje kriminale, por nuk dhanë rrethanat e vdekjes së tyre teksa hetimet vazhdojnë.

Dy herë fituesi i Oskarit, Hackman sapo kishte mbushur 95 vjeç në fund të janarit. Prej vitit 2004 ai ishte tërhequr nga aktrimi. Hackman u takua me bashkëshorten e tij Arakawa, një pianiste klasike, që u rrit në Hawai, kur ajo punonte me kohë të pjesshme në një palestër në Kaliforni në mesin e viteve 1980. Ata shpejt nisën bashkëjetësën së bashku dhe në fund të dekadës kishin blerë shtëpinë e tyre në Santa Fe.

Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë para ndarjes së çmimeve të Academy Awards të dielën. Hackman ishte 36 vjeç para se të dilte në filmin "Bonnie and Clyde" të vitit 1967, një rol që ai mori pasi humbi rolin e zotit Robinson në "The Graduate".

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rreth 241 mijë regjistrime, sa përcaktuese do të jetë vota e diasporës më 11 maj?