Aktori Leonardo diCaprio nuk ishte emri i parë i zgjedhur për të luajtur rolin e Xhekut në filmin e famshëm “Titanic”. Madje, regjisori tha se e kishte shumë të vështirë të binde kompaninë e produksionit pasi Leonardo nuk pranonte që regjisori ta xhironte, ndërkohë që ai bënte provën. Regjisori i filmit më të famshëm romatik, Jamës Cameron tha se ishte i bindur që kishte zgjedhur aktorin duhur për rolin, por problemi qëndronte në faktin se Leonardo diCaprion ishte në fillimet e karrierës së tij dhe askush nuk mund t’i besonte një rol aq të rëndësishëm.
Në një intervistë, regjisori i filmit, James Cameron, zbuloi se filmi nuk mund të ekzistonte pa Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio. Megjithatë, ai pranoi se aktori, nuk ishte zgjedhja e tij e parë.
“Nuk i bëra një kontroll “të plotë” DiCaprion dhe e pashë vetëm në fillim të kastingut. I vetmi emër që kujtoj se është diskutuar ishte ai i Tobey Maguire, por nuk ishte emri i parë në atë kohë.. Shiko, ne po mendonim për Leon, por nuk e kisha parë të bënte asgjë. Ai as që donte të lexonte për pjesën. Më tha “nuk lexoj” dhe e pyeta nëse ishte pak e tepërt për një aktor që është vetëm 18 vjeç. Ai u përgjigj sërish se nuk ka lexuar për rolin, ndaj i thashë: “Nuk do të doja të isha në vendin tënd. Shihemi”. Kështu që, unë e trondita atë dhe më në fund lexoi fjalët dhe sigurisht që ishte i mrekullueshëm”, ka thënë regjisori.
Regjisori flet për vështirësitë që pati për të bindur produksionin për aktorin e zgjedhur.
“Meqë më pëlqeu, më duhej të bindja studion. “Ne s’mund ta bazojmë këtë film të madh mbi një aktor kaq të pakuptimtë?” më thanë. Më duhej t’ua ndërroja mendjen. Leonardo DiCaprio nuk donte që unë ta filmoja duke lexuar pjesën, kështu që ata duhej të më besonin mua”.I gjithë procesi ishte shumë stresues për regjisorin, i cili më vonë në të njëjtën intervistë tha: “Të tregon se sa e brishtë është kjo industri. E gjithë çështja e realizimit të një filmi. Jam shumë e kujdesshme kur zgjedh aktorët me të cilët punoj”, është shprehur James Cameron.
Sa i përket Kate Winslet, ajo vuri në dukje edhe një herë se nuk mund të imagjinonte dikë tjetër në vend të Leonardo Di Caprios, ndërsa theksoi se është krenare për këtë film dhe e admiron James Cameron si regjisor: “Unë e konsideroj atë një gjeni. Ai e di shumë mirë se çfarë bën. Ai është shumë i mirë në krijimin e roleve të forta me gratë”. Titanic do të dalë në 3D më 14 shkurt 2023, vit që shënon 25 vjetorin e publikimit të filmit