Programacion

E Hënë
12
Prill
E Martë
13
Prill
E Mërkurë
14
Prill
E Enjte
15
Prill
E Premte
16
Prill
E Shtunë
17
Prill
E Diel
18
Prill
E Hënë
19
Prill
E Martë
20
Prill
E Mërkurë
21
Prill
E Enjte
22
Prill
E Premte
23
Prill
E Shtunë
24
Prill
E Diel
25
Prill

Aktori me famë botërore, Jim Belushi

Aktualitet

Aktori me gjakun 'kuq e zi', Jim Belushi i bën thirrje shqiptarëve: Dua të lidhem me më shumë prej jush vëllezër dhe motra

7 Prill, 11:53| Përditesimi: 7 Prill, 11:59

Asgjë nuk është më e fortë se lidhja e gjakut dhe dashuria për origjinën.

Aktori me famë botërore, Jim Belushi, me gjakun "kuq e zi", përmes rrjetit të tij social Twitter, ka shprehur dëshirën e tij për t’u lidhur me më shumë shqiptarë në botë.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha me më shumë vëllezër dhe motra shqiptarë përmes kësaj platforme”, shkruan ai, duke e shoqërurar postimin edhe me flamurin tonë kombëtar.

Aktori shqiptar është i njohurin për dashurinë e madhe që ka ndaj Shqipërisë, duke mos humbur asnjë rast për ta shprehur atë në forma të ndryshme.

Disa muaj më parë, aktori ka hapur një lokal emrin i së cilit është shqiptar “Engjëll caffee”.

Jim Belushi, emri i vërtet i së cilit është Jamës Adam belushi është lindur më 15 qershor 1954, në Çikago, të SHBA nga prindërit Adam Anastos Belushi, një shqiptar me prejardhje nga Korça, dhe Agnes Demetri Belushi, e cila ka lindur në Ohajo, nga një familje shqiptare, emigrantë nga Korça.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër anulimit të moratoriumit të gjuetisë premtuar nga Lulzim Basha?