Aktori Naun Shundi, i cili po lufton prej pak kohësh me një sëmundje të rëndë, tashmë ndodhet në QSUT për të marr trajtimin e nevojshmë, por gjendje e tij shëndetësore duket se është përkeqësuar.
Teatri ‘Zonja e Bujtinës’ ka shprehur mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët, artdashësit dhe qytetarët që kontribuan për shëndetin e aktorit.
Duke qenë se shëndetit i aktorit është përkeqësur Teatri “Zonja e Bujtinës” u bën thirrje qytetarëve të ndalojnë çdo kontributet në faqet e hapura për ndihmë.
‘Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën. Miq, dashamirëa, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale’, thuhet në postim.
Aktori, regjisori dhe dramaturgu i njohur, Naun Shundi, më 22 gusht u nis nga Franca për në Shqipëri për të marr trajtimin në QSUT për shkak të sëmundjes se kancerit të lëkurës nga e cila vuan. Shpenzimet për trajtimin e tij mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës.
Komente
