Aktori Naun Shundi

Kultura

Aktori Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, Ministria e Kulturës: Do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit, do trajtohet në QSUT

21 Gusht, 19:04| Përditesimi: 21 Gusht, 20:11

  • Share

Aktori Naun Shundi po përballet me një sëmundje të rëndë, ndërsa dy ministritë, Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Kulturës do t’i mbulojmë të gjitha shpenzimet e kurimit aktorit, pas apelit të bërë nga familjarët për ndihmë. 

Aktualisht, aktori ndodhet në Francë për tu kuruar, ndërsa pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të vazhdojë trajtimin në Qendrën e Specializuar të QSUT.

'Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë. Fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatuar nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë. Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT', thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës. 

Aktori është dërguar për trajtim të specializuar në një spital në Francë, por kostot e larta financiare kanë detyruar familjarët që pak ditë më parë të kërkojnë ndihmë për kurimin e tij. Ndërsa, bashkëshortja e tij, Rajmonda Shundi në një intervistë për Report Tv, mes lotësh tregoi se si aktori u diagnostikua me sëmundjen e rëndë.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?