Reshat Arbana, artisti që ka skalit në më shumë se 35 karaktere, si protagonist në kinematografinë shqiptare feston sot datëlindjen e 80-të. I vlerësuar nga publiku artdashës më shumë sesa nga institucionet e kulturës për kontributin, që ka dhënë në artin teatror edhe të kinematografisë, Reshat Arbana u lind në (15 shtator 1940) në Tiranë. Angazhimi i tij në kinema dhe teatër nis në fillim vitet ’60, pasi kreu studimet e larta në degën e Aktrimit tek “Aleksandër Moisu” në Durrës.
“Asnjëherë nuk i kam festuar përvjetorët apo jubiletë, sepse nuk i dua. Më krijojnë emocione shumë të mëdha, por sonte po më duket krejt ndryshe. Për burrin qenka trimëri e madhe të bëhet 78 vjet, e të eci nga 80-ta, por na qenka edhe një mjerim i madh, kur mendon se ku do iki pas këtyre viteve që po kalojmë. Po ishallah në atë dynja, do shkojmë te ai vendi i mirë, jo te ai i keqi atje. Faleminderit shumë, ju jam shumë mirënjohës”, do të shprehej artisti i njohur para dy vitesh në datëlindjen e 78, mes miqsh edhe kolegësh të një jete.
Ndërsa, disa nga rolet që ka luajtur janë Samiu tek “Fije që priten”, kryetari i Bashkisë tek “Gjeneral gramafoni”, Bimbashi tek “Liri a vdekje”, Isa Boletini tek “Nëntori i dytë”, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” dhe shumë role të tjerë.
Disa vite, pasi doli në pension Reshat Arbana do të rikthehej, si protagonist tek “Streha e të harruarve” e dramaturgut Ruzhdi Pulaha me regji të Mihal Luarasit.
Ndërsa, në vitin 2012 me urdhrin “Nderi i Kombit” do të vlerësohej me motivacionin: "Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare”.
Takim emocionues për rolin e arrirë, do të ishte rikthimi i tij në skenën teatrore para artdashësve në shfaqjen “Babai” të Florian Zellerit me regji të Spiro Dunit. Rol me të cilin u shpall “Aktori më i mirë” në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove.
Edhe 100 gjigand
PërgjigjuGezuar ditelindjen legjende, ikone e kinematografise shqiptare. Na mungon te te shohim ne skene apo ne jeten aktive artistike.
PërgjigjuReshat Arbana aktori me zemer te madhe.Edhe njeqind i madhi kombit.
Përgjigju