Bruno Shllaku

Aktori Bruno Shllaku pëson hemoragji cerebrale, shtrohet në QSUT

18 Prill 2020, 21:34| Përditesimi: 18 Prill 2020, 23:07

  • Share

Aktori shqiptar Bruno Shllaku ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është shtruar në spital pasditen e sotme.

Ai ndodhet në reanimacionin e neurologjisë në QSUT për t’u mbajtur nën kontroll, por fatmirësisht gjendja e tij shëndetësore nuk është e rënduar.

Lajmin e konfirmon për Report Tv vëllai i aktorit Primo Shllaku, i cili nuk ka mundësi ta takojë për shkak të situatës së Covid-19.

Këto ditë përmes vargjeve të "Lahutës së Malcisë" së Gjergj Fishtës ai ka rrëfyer se shqiptarët duhet të kenë kujdes nga COVID-19, sepse kanë shumë për të bërë derisa të realizojnë misionin për të cilin kanë ardhur në këtë jetë.

Ende nuk dihen shkaqet që e çuan në këtë gjendje Shllakun, pasi nuk është raportuar më parë që aktori të ketë pasur ndonjë sëmundje, apo dobësim të gjendjes shëndetësore.

Bruno Shllaku ka luajtur dhjetëra role në skenën e teatrit dhe kinematografisë, ku së fundmi e kemi parë edhe në filmin e Ermal Mamaqit, “I love Tropoja” me rolin e tropojanit tipik.

Pjesë nga filmi 'I love Tropoja'

Ora 22:04
Bruno Shllaku shtrohet në QSUT/ Guxim Alimani i ka kushton fjalët prekëse: Lisi i bjeshkës nuk rrëzohet me një të râme!

1587240334_bruno3.jpg

Guxim Alimani i ka kushtuar një letër Bruno Shllakut, i cili pasditen e sotme u shtrua me urgjencë në QSUT pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Shkrimtari është shprehur përmes vargjeve në dialektin gegë se nuk e lë të ikë pasi akoma nuk e ka kryer misionin e tij në këtë jetë.

Postimi i tij:

Letër Brunos...!

I shtrenjti mik...,
nuk të lâ me ik!
Se ke amanetin e paplotësuar,
e ke një rol të pambaruar...!
Ke një dashni të pashprehur,
e një mall tej oqeanit fshehur..!

I dashur vëlla!

Falë Zotit që sot s'më bëre me qâ
e shtëpisë së shpirtit s'mja hoqe një trâ!

Se vetë më ke pas thanë herën e mbrâme,
lisi i bjeshkës nuk rrëzohet me një të râme!

Ora 21:50
Një muaj më parë, Bruno Shllaku na dha forcë të përballojmë COVID-19! Sot kërkojmë po këtë forcë nga aktori

Aktori Bruno Shllaku gjatë vetziolimit një muaj më parë, kur gëzonte shëndet të plotë, solli për shqiptarët një mesazh force dhe durimi në këtë situatë të vështirë me COVID-19, pasi kanë shumë për të bërë gjatë misionit të tyre në këtë jetë. Aktori përmes vargjeve të Lahutës së Malcisë së Gjergj Fishtës rrëfen se shqiptarët duhet të kenë kujdes nga COVID-19, sepse ata duhet të vazhdojnë të gëzojnë jetën he ditëlindje dhe të mos mbeten vetëm me kujtimet.

"Kam bindjen se beteja kundër këtij virusi monstruoz po i vjen fundi, sipari do të mbyllet dhe fitimtarët do të jemi ne. Do të lutesha që deri atë ditë gjithsecili nga ne të zbatoje atë që u është thënë, pasi nga ne ende se kemi bërë misionin për të cilin kemi ardhur në këtë jetë, për familjare, fëmijët dhe shoqërinë tonë. Secili nga ne duhet të gëzhojë dhe të ndezë e fik qirinjtë e jetës dhe jo ato qirinj mbi kujtimet tona. E di që është e vështirë, por jemi të ndarë të bashkuar", shprehet aktori Shllaku

Pikërisht këtë mesazh force që ai dha për ne, të gjithë shqiptarët tashmë janë duke e uruar për aktorin.

Komento

Komente

  • Lui: 19/04/2020 10:45

    Bruno vllai, mbahu mos na leni. Se jeni bere tamam si ajo shprehja “ si uji i paket “ . Nuk ka me aktore si brezi juaj dhe atij para tuajit. Do kujtojme ne te ardhmen qe kemi qene krenare qe kemi jetuar ne kohen e aktoreve me te mire ne historine e kombit shqiptar. Forca Bruno.. Jemi me ty..!!!

    Përgjigju
  • F-35: 19/04/2020 09:29

    Zot, mos na merr edhe keto pak vlera qe na kane mbetur! Sot me shume se kurre kemi nevoje per to. Te shkuara!

    Përgjigju
  • vjeshta: 19/04/2020 01:44

    Kjo nuk duhet, nji figurë e tillë nuk duhet të na braktisë. Shërim të shpejtë. P.S. Gegënishtja nuk ashtë dialekt, ashtë gjuhë (per redaksinë)!!!

    Përgjigju
  • Kinooperatori: 18/04/2020 22:23

    Zoti e ndihmofte e i dhente force qe ta perballoje semundjen i madhi Bruno Shllaku.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?