Aktori i njohur turk Caglar Ertugrul bleu shkollën ku kishte bërë filloren dhe më pas e shkatërroi ndërtesën.
Ai postoi në llogarinë e tij në Instagram foto nga rrënojat dhe tregoi arsyen se përse bëri një veprim të tillë.
“Mësuesit e mi të shkollës fillore gjithmonë më rrihnin, kështu që unë bleva shkollën dhe e shkatërrova plotësisht. Le të jetë në këtë gjendje si traumat e mia të përkeqësuara”, shkruan Ertugrul.
Vetëm në pak kohë fotot qarkulluan me shpejtësi në internet duke bërë që shumë njerëz të reagojnë ndaj aktorit. Disa e kritikuan dhe disa të tjerë e mbështetën veprimin e tij.
Caglar Ertugrul ka fituar çmimin Golden Butterfly si aktori më i mirë i një komedie romantike në vitin 2020 dhe çmimin si aktori më i mirë në një serial televiziv në 2021.
Ska ca i ben gomarit e i bie samarit i thojne kesaj. E kuptoj qe nuk eshte normale te te rrah mesuesi por nga sjellja qe ke bere duket qe te kane rrahur pak se eshte dashur te te jepnin me shume dru qe te vinin trute ne vend.
Përgjigju