Edi Rama me aktorin turk Tolgahan Sayisman dhe bashkëshorten e tij Almeda Abazi

VIP & Spektakël

Aktori turk dhe bashkëshortja shqiptare Almeda Abazi takohen me Ramën: Arkitekti i vendit që shikon drejt të ardhmes

10 Shtator, 20:33| Përditesimi: 10 Shtator, 20:34

  • Share

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman dhe bashkëshortja e tij shqiptare Almeda Abazi janë takuar me Kryeministrin Edi Rama.

Sipas fotos që ka publikuar në Instagram vetë aktori turk, takimi ka ndodhur në Parkun e Edenit në Kryeministri.

Tolgahan Sayisman shprehet entuziast për këtë takim, teksa Kryeministrin Rama e konsideron lider vizionar dhe arkitekt të një vendi që shikon me shpresë drejt të ardhmes.

“Është një nder i madh për mua të jem në të njëjtën kornizë me liderin vizionar të Shqipërisë, Edi Ramën. Arkitekti i një vendi që shikon me shpresë drejt së ardhmes… Energjia dhe vizioni i tij janë vërtet frymëzuese. Jam i bindur që edhe në mandatin e ri 4-vjeçar do të realizojë gjëra të mrekullueshme për Shqipërinë. Me shumë respekt, i dashur Kryeministër @ediramaal, ka shkruar në Instagram aktori turk.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria e dyta në grup, a besoni se do kualifikohemi në Botëror?