Aktorja britanike, Rose Ayling-Ellis

Bota

Aktorja britanike ndërton kukullën ‘Barbie’ më të veçantë, jo ashtu siç jemi mësuar ta shohim

17 Gusht 2022, 08:45| Përditesimi: 17 Gusht 2022, 08:51

  • Share

BRITANI E MADHE- Problemin me të cilin e ka përballur jeta e ka kthyer në forcë dhe dritë shprese për këdo që është si ajo. Aktorja britanike, Rose Ayling-Ellis ka krijuar një Barbie me aparat dëgjimi.

“Është shumë e ‘cute’! Unë mendoj se është shumë e rëndësishme. Barbi ka qenë kukulla ime e preferuar gjithmonë dhe unë gjithmonë i vija një aparat dëgjimi kukullës sime dhe tani kam një kukull që ka aparat dëgjimi me të vërtetë”, tregon ajo.

Ellis shprehet se është mëse normale që bota të ketë kukulla të tilla.

“Është një gjë normale”, tregon ajo e buzëqeshur.

Eliza është një prej fëmijëve me aparat dëgjimi që tashmë e ka një “Barbie” po si ajo. Për nënën e sa, kjo tregon shumë.

“Do të thotë shumë për Elizën. Jep shpresë që shumë familje të duan veten e tyre. Fëmijët tonë do të ndihen të përfshirë në botë. Është hera e parë që ajo shikon një kukull që duket si ajo”, shprehet nëna e Elizës.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?