Aktorja e njohur Charlize Theron

VIP & Spektakël

Aktorja Charlize Theron jep mesazhin: Të ‘zhduken’ patentat e vaksinave, vendet t’i prodhojnë vetë! Të zbatojmë qëllimin e OSBH për imunitetin e tufës

28 Tetor 2021, 10:56| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 17:47

  • Share

Në një kohë kur po përjetojmë një valë të re të COVID-19, aktorja e njohur Charlize Theron ka shpërndarë mesazhin e saj lidhur me vaksinat, duke thënë se çdo vend duhet të prodhojë të vetat në mënyrë që të arrijmë imunitetin e tufës sa më shpejtë të jetë e mundur dhe për t’i dhënë fund pandemisë.

Aktorja e cila tashmë i është bashkuar një organizate sociale që merret me çështje të të drejtave të njeriut, i ka bërë një kërkesë Organizatës Botërore të tregtisë për të hequr patentat e vaksinave, në mënyrë që shtetet të cilat kanë mundësi, t’i prodhojnë ato vetë.

Gjatë fjalës së saj ajo përmendi qëllimin e OBSH-së për të arritur vaksinimin e 70% të popullsisë botërore, deri në fund të vitit të ardhshëm dhe se kjo është e vetmja mënyrë.

Charlize Theron, duke folur për BBC tha se është e papranueshme që ndërsa shumë vende po marrin dozën përforcuese të vaksinës, ndërsa shumë të tjerë kanë vaksinuar më pak se 5% të popullsisë.

Ajo shtroi edhe një pyetje “A na duhet doza e tretë, apo duhet të kthejmë sytë nga vendet, që vaksinimi po ecën me ritme tepër të ngadalta?”.

Në fund të mesazhit të saj, duke i dhënë edhe përgjigje pyetjes së parashtruar nga ajo, tha se njerëzit duhet të fillojnë zbatimin e qëllimit të OBSH, në mënyrë që 70% e popullsisë në botë të jetë vaksinuar deri në fund të vitit.

J.GJ./xy/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Erkandi: 29/10/2021 16:23

    Pse kur une jap mendimin tim per situaten, marr pergjigjen "mbylle, se ti nuk je imunolog", ndersa opinioni i kesaj jo-imunologeje botohet ne mediat nderkombetare?

    Përgjigju
  • Arben: 29/10/2021 15:15

    Te drejt ka Basha POR edhe koha e tij ka mbaruar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?