Aktorja Keke Palmer është shtatzënë! Ajo pret fëmijën e saj të parë, por ajo që mori vëmendje mediatike ishte mënyra se si dhe ku e bëri të ditur lajmin. Aktorja zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të parë, ndërsa prezantonte Saturday Night Live më 3 dhjetor.
“Ka disa thashetheme që qarkullojnë. Njerëzit po komentojnë duke thënë: ‘Keke po pret një fëmijë, Keke është shtatzënë’”. Dhe unë dua t'ju them - Po, jam shtatzënë’!", pohoi aktorja.
Ndërsa publiku duartrokiti për lajmin e shtatzënisë, Palmer më pas hapi xhaketën e kostumit për të zbuluar barkun e rrumbullakosur dhe për të konfirmuar lajmin për të gjithë mediat.
Ajo foli për ndjesitë e saj ndërkohë që është në pritje të ëmbël dhe gjithashtu tha se kjo shtatzëni është pritur si një bekim për të.
“Sinqerisht, ky ka qenë bekimi më i madh dhe jam shumë e emocionuar", mbylli ajo monologun nw Saturday Night Live.
29-vjeçarja është në një lidhje me sportistin Darius Jackson. Marrëdhënia e tyre u bë zyrtare nga postimi i tyre në instagram 1 vit më parë.