Aktorja Itziar Ituño

Aktorja e filmit 'La Casa de Papel' shërohet nga koronavirusi: Populli po trajtohet si fëmijë, kam humbur shumë të afërm

20 Prill 2020, 19:45| Përditesimi: 20 Prill 2020, 19:50

  • Share

Itziar Ituño, me rolin e Raquel Murillo në serialin e famshëm “La Casa de Papel”, kaloi kohën e izoluar në shtëpi dhe tani është rikuperuar plotësisht nga virusi.

Aktorja është shprehur në një intervistë se ajo që po kalonte nuk ishte e thjesht një grip por shumë e rrezikshme.

“Ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Fillon me një kollë dhe të nesërmen zgjohesh me ethe. Në përgjithësi burrat bëhen më keq, ndaj pas 9 ditësh i sëmurë përfundoi në spital. Ai qëndroi në spital për 8 ditë shumë i sëmurë”, u shpreh ajo.

Aktorja tha se nuk dëshiron të krijojë alarm por është një çështje shumë serioze, duke treguar edhe simptomat.

“Njëra prej tyre është humbja 100% e nuhatjes. Gjithashtu kisha dhimbje koke dhe muskulore.Realiteti nuk është thënë, ky nuk është një grip i zakonshëm dhe masat u vonuan. Ne u gënjyem dhe situata reale u fsheh nga ne, në  mënyrë që paniku të mos përhapej, por po e trajtojnë popullin si fëmijët. Zotërinj, kjo është më e rëndësishme dhe e rrezikshme sesa një grip. Nuk u tha e vërteta në kohë dhe kjo më zemëron shumë’, tha aktorja.

Aktorja rrëfeu se shumë të afërm të saj kanë vdekur nga koronavirusi dhe nuk ka arritur dot tu thotë lamtumirë.

Komento

Komente

  • Ton Ton: 24/04/2020 08:05

    Marsiglia e kishte vaksinen. Ja dha Profesori

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?