Aktorja e shquar shkodrane e Teatrit Kombëtar dhe kinematografisë shqiptare, Roza Anagnosti ditën e sotme feston 81 vjetorin e lindjes.
Ikona e skenës shqiptare e filloi karrierën e saj në moshën 20 vjeçare në Teatrin “Migjeni”, Shkodër. Fillimisht Roza hyri në kinematografi me rolin e mësueses në filmin “Detyrë e posaçme” (K. Dhamo, 1963), për të vijuar me një karrierë të suksesshme vitet në vazhdim.
Përveç shumë vlerësimeve e çmimeve për karrierën, Roza Anagnosti mban titullin “Artiste e Merituar”dhe "Mjeshtre e Madhe e Punës".
Numërohen rreth 120 role në teatër dhe kinematografi e TV, interpretuar nga aktorja. Ajo ka punuar me regjisorët më të shquar të teatrit, por si askush tjetër ka interpretuar në shumë emisione në Radio e TV shqiptar.
Pasi interpretoi dhjetëra role kryesore në Teatrin “Migjeni”, Roza Xhuxha, që artdashësi shkodran e shihte të ardhmen e teatrit, u nda nga skena ku doli për herë të parë, sepse në tetor të vitit 1964, u martua me regjisorin Dhimitër Anagnosti. Që nga ky vit ajo u emërua aktore në Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombëtar).
Për Rozën fillon periudha më e shkëlqyer e karrierës, me role të shumta në Teatrin Kombëtar në Tiranës dhe në kinematografi. Ajo bëhet një aktore shumë e kërkuar nga regjisorët. Luan mbi 20 filma dhe fiton disa çmime të rëndësishme kombëtare. Çifti Anagnosti bëhet simbol i suksesit në art.
Urime urime e madhya artiste
Përgjigjuzit e tu te dashur.Kaluam gjithe keto vite te shendeteshme e te bukura familjre , me jete artistike t.Kemi kujtime te bukura qe ne moshen 10 vjeçare ne shtepine e pionerit ne Shkoder.Se harroj opereten Mesimi i pyllit e z.Tonin Harapit qezume vendin e dyte pas Korçes.Ti qe atehere kishe rrolin kryesor , te lejlekut qe ja kishin plagosur krahun kalamajt me gure.Vite te bukura . Shendet e jete te kemi sa te jetojme se dhe une 81 vjetorin efestova ne 30 mars po te ketij viti.