Arbnora Ademaj

VIP & Spektakël

Aktorja e njohur shqiptare krah 'Ezelit' në filmin e ri

23 Janar 2020, 15:09| Përditesimi: 23 Janar 2020, 15:14

  • Share

Aktorja e njohur shqiptare, Arbnora Ademaj do të bashkëpunojë në një film me “Ezelin”.

Ajo është në rolin e “Ambasadores Kulturore të Kosovës në Turqi, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.

Arbnora ka marrë pjesë në disa evente të rëndësishme dhe thuhet se ka nisur edhe xhirimet për të qenë pjesë e një filmi turk.

Sipas mediave turke, Arbnora do të luajë rolin e partneres së  Kenan Imirzaliogu, aktorit të njohur për rolin e Ezelit.

Nuk dihet ende se si do të jetë filmi, por ajo është shprehur se ka marrë oferta të mira nga produentët dhe regjisorët turq.

Foto nga postimi i Arbnorës

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?