Ema Andrea

Kultura

Aktorja Ema Andrea nderohet me çmimin prestigjioz italian 'Adelaide Ristori'

18 Prill, 17:14| Përditesimi: 18 Prill, 17:31

  • Share

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është nderuar me çmimin prestigjioz italian “Adelaide Ristori 2025”, për rolin e saj në shfaqjen “Negotiating Peace”, një bashkëprodhim teatror ndërkombëtar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.

'Një gur ku mundem me lanë shenjën e djersës dhe besimit, një peshë mali që më duhet ta mbart me dinjitet! Faleminderit Blerta për durimin dhe pasionin, për talentin dhe dashninë! Faleminderit Blerta e Jeton që me keni besu e me keni marrë me vete ne këtë rrugetim! Meli, Istra, Ejla, Harald, Martin, Orest,Duki faleminderit për krijimtarinë tuaj!', tha ajo. 

Për çdo vit, që nga viti 1998 Soroptimist International d’Italia – Club Cividale del Friuli ndan çmimin prestigjioz “Adelaide Ristori” për artisten/in më të mirë të edicionit paraprak të Festivalit Mittelfest. 

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?