Aktorja Ilire Vinca përzgjidhet, si anëtare e Akademisë Europiane të Filmit

5 Qershor 2020, 14:45| Përditesimi: 5 Qershor 2020, 17:03

  • Share

Aktorja e njohur nga Kosova Ilire Vinça është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë Europianë të Filmit. Artistja, e cila para disa muajsh, ishte e angazhuar në shfaqjen e suksesshme “Natën ma” nën regjinë e Ema Andreas në Teatrin e Metropolit në Tiranë numëron rreth 25 vjet karrierë, edhe 35 role në kinematografi e teatër. Gjithashtu është edhe pedagoge për Aktrim në Universitetin e Prishtinës.

Vinca është aktorja e parë, që ka marrë pjesë në Berlinale me filmin ‘Falja e Gjakut’ në vitin 2011, për t;u rikthyer sërish në 2015-n me ‘Burrneshat’.

Disa nga filmat, në të cilët Ilire Vinca luan, por edhe që kanë kapërcyer kufijtë, duke qenë pjesë e festivaleve ndërkombëtare janë ‘Zana, “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, “Gardhi”, dhe “Martesa”.

Përmes një prononcimi, Ilire Vinca është shprehur se:

“Përderisa kufijtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit”.

Akademia Europiane e Filmit është formuar në vitin 1989 nga drejtuesi Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues, si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertoluçi, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj., dhe ka për qëllim që të bashkojë profesionistë europianë të filmit, në mënyrë që të promovojnë kulturën filmike të Europës. EFA inicion dhe merr pjesë në shumë aktivitete lidhur me politikën e filmit, si dhe me aspektet e ekonomisë, artit dhe trajnimit. Programi përfshin konferenca, seminare dhe punëtori, që kanë qëllim të përbashkët të ndërtojnë një urë në mes të kreativitetit dhe industrisë. Këto aktivitete kulmojnë në prezantimin vjetor të Çmimeve Europiane të Filmit, ku nderohen arritjet më të mëdha në kinemanë europiane.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?