Serbi/ Një tjetër aktore denoncon skandalin seksual, rrëfen abuzimin e regjisorit Aleksiç: Kam heshtur për 6 vite

19 Janar 2021, 11:37| Përditesimi: 19 Janar 2021, 14:27

  • Share

Pas deklaratave të aktores Milena Radulovic, se është ngacmuar seksualisht nga ish-mësuesi i saj i dramës Miroslav Aleksić edhe një tjetër person vendosi të flasë publikisht për veprat monstruoze të mësuesit të aktrimit, i cili do të mbahet në paraburgim për 30 ditë deri sa të përfundojë hetimet.  

Iva Ilinčić, e cila, së bashku me disa vajza të tjera, raportuan mësuesin e aktrimit Miroslav Miko Aleksić në polici për abuzim.  Ilincic zbuloi për mediat vendase  se është abuzuar seksualisht për herë të parë kur ishte 17 vjeç dhe për një vit historia ishte ndalur, për tu kthyer më pas dhe më keq.

"Rreth një vit më parë, thashë me vete për herë të parë: 'Jo, Iva! Mika nuk të trajnoi për aktrim, nuk të testoi si aktore, por abuzoi me ty. Ai abuzoi shumë! Dhe ai abuzoi me shumë të tjerë. Dhe ai do të abuzojë. Ai kurrë nuk do të ndalet . Unë nuk jam përdhunuar por jam ngacmuar vazhdimisht seksualisht. Kam heshtur për gjashtë vjet, e mohova, nuk i thashë askujt. Kur ndodhi për herë të parë, thashë me vete, ‘Mika është si një baba për mua, është e pamundur që kjo të ndodhë. Dhe nëse ndodh, atëherë ai dëshiron të më përgatisë për botën mizore të regjisorëve, producentëve. Unë e justifikova atë ‘, është shprehur aktorja.

Shumë mësime mund të nxirren nga rrëfimi i Milenës dhe aktoreve të tjera të cilat ishin viktima të sulmit:  E para, mbase më e rëndësishmja, është të mos heshtim, pa marrë parasysh kush është, edhe nëse janë prindërit biologjikë ose ata që u drejtohemi si "babai i dytë" ose "nëna e dytë".

Aq shumë dhunë dhe abuzim është lënë përgjithmonë pas katër mureve dhe çmimi më i shtrenjtë është paguar dhe po paguhet nga viktimat. Ky rrëfim dëshmon se nuk ka të paprekshëm dhe se terrori duhet të bëhet publik për hir të viktimave të tjera të mundshme. 

Milena Radulovic lindi në 1995. Nga klasa e gjashtë e shkollës fillore, ajo ishte anëtare e studios së dramës së Miroslav Aleksić. Ajo ndoqi gjimnazin e katërt të Beogradit dhe pas diplomimit u regjistrua në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ajo u diplomua në 2017, dhe roli i saj i parë ishte në serialin televiziv "Një natë vere".

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?