Aktorja Jetmira Dusha rrëfen në ‘Esencë’ emocionit e profesionit që zgjodhi që në fëmijëri

23 Dhjetor 2022, 18:58| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 22:05

  • Share

Sot në "Esencë" në një bisedë me aktoren e njohur Jetmira Dusha. Një rrëfim nostalgjik për rrugëtimin e saj në film dhe teatër. Ajo erdhi në studio bashkë me mbesën e saj, Emën e cila u shpreh ndjen krenari dhe gëzim që gjyshja e saj është një personazh i njohur dhe i dashur për publikun.

Aktorja e nisi rrëfimin duke ndarë emocionet e të qënit gjyshe, një ndjesi e mrekullueshme për të. Ka qenë 23-vjeç kur ka luajtur në filmin e saj të parë "Mëngjese të reja". "Gjithnjë më ka pëlqyer të ndryshoj pamjen time"-thotë aktorja në lidhje me imazhin e saj në skenë dhe ekran. Një prej periudhave kyçe në jetën e saj është largimi nga Shqipëria dhe zhvendosja në Gjermani për 5 vjet.

"Nuk doja të largohesha nga Shqipëria"- thotë aktorja gjatë bisedës. Kur përmend martesën 38-vjeçare me bashkëshortin, thotë se ky i fundit e ka mbështetur gjithnjë në rrugën e saj në art. Emocione të forta për aktoren Jetmira Dusha, teksa e bija i shpreh publikisht dashurinë dhe vlerësimin me anë të një letre. Aktorja e përotur në studio, rrëfeu se ka një lidhje të ngushtë me të bijën dhe gjithnjë e ka udhëhequr dhe këshilluar.

 Një  moment të veçantë që aktorja ndau me ne në program ishte dhe interpretimi i një poezie. Një çast që pas shkëputjes nga skena i ktheu asaj nostalgjinë dhe emocionet e profesionit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?