Kronikë

AKU bllokon 1,267 litra raki, verë dhe konjak në Elbasan

23 Tetor 2019, 16:44| Përditesimi: 23 Tetor 2019, 16:55

  • Share

ELBASAN- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 1,267 litra pije alkoolike (raki, verë dhe konjak) në tre dyqane në Elbasan, për të cilat janë marrë mostrat dhe do të kryhen analizat.

 Mësohet se ditën e sotme AKU ka kryer 26 kontrolle në biznesët që tregtojnë produkte me origjinë shtazore, jo shtazore dhe produktet e mbrojtjes së bimëve, nga ku janë vendosur 2 masa administrative “Paralajmërim” dhe është lënë detyra e korrigjimit të mangësive të konstatuara gjatë kontrolleve të kryera. Shkak për marrjen e këtyre masave ka qenë mungesa e analizave të ulit e librezave shëndetësore të punonjësve.

Ndërkohë janë marrë 6 mostra për kryerjen e analizave laboratorike.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?