Kronikë
Top 24

Mielli grek pa asnjë dokument/ Bllokohet në Korçë sasia e konsiderueshme 25.3 ton (VIDEO)

3 Gusht 2018, 11:55| Përditesimi: 3 Gusht 2018, 12:34

  • Share

Korçë- Një sasi e konsiderueshme mielli me origjinë nga Greqia, plot 25,3 ton janë bllokuar mëngjesin e sotëm nga AKU-ja në Korçë. Sasia e miellit që kishte për qëllim të shpërndahej në tregun shqiptar rezulton të mos ketë asnjë dokumentacion.

Sipas informacioneve, dokumentat shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketën dhe kundraetiketën e produktit.

Në thasët e miellit prej letre 25 kg, ishte vetëm një kundraetiketë e ngjitur në gjuhën shqipe, e cila mund të hiqej lehtësisht. Pas bllokimit AKU po ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë të miellit.



Mielli i bllokuar nga AKU në Korçë

Komento

Komente

  • Berti: 03/08/2018 18:02

    Po dakort me aksionin dhe masat qe meren me pelqen sepse rrit cilesine,per ket bravo.Por por me fabrikat e miellit ne shqiperi cfare behet?Kur ne kthejme mallin europian mbrapsht imagjinoni se si duhet te jet i joni?

    Përgjigju
  • Kafsha: 03/08/2018 15:52

    Domosdo se ne e mbollëm vendin me bar miu për 28 vjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?