Foto ilustruese

AKU gjobit marketin në Pogradec, bllokon 620 kg produkte ushqimore në Elbasan

29 Prill 2020, 19:01| Përditesimi: 29 Prill 2020, 19:04

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ditën e sotme ka kryer 272 kontrolle zyrtare dhe monitorime, ku ka vënë masat administrative paralajmërim dhe gjobë.

Në Pogradec është vendosur 1 masë administrative "gjobë” me vlerë 300,000 lekë, në një market ushqimor ku u konstatua tregtimi i produkteve të skaduara.

Kurse në Tiranë dhe Shkodër është vënë masa administrative “paralajmërim”.

Përsa i përket Planit të marjes së mostrave, janë marrë 9 mostra produktesh të ndryshme në Elbasan (bukë gruri, kripë të jodizuar dhe pije alkoolike), si dhe u bë bllokimi 620 kg produkte ushqimore deri në daljen e përgjigjeve të analizave.

Gjithashtu janë marrë mostra "fare bime" për analizim në Shkodër dhe 4 mostra për analizim sallatë jeshile në Berat.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë kontrollet dhe monitorimet rigoroze në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?