AKU informon bizneset: Etiketimi i ri i produkteve ushqimore nis më 19 korrik

16 Qershor 2020, 16:38| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 16:42

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se në datën 19 korrik do të nisë etiketimi i ri i produkteve ushqimore.

Në njoftim thuhet se "AKU në zbatim të kërkesave të legjislacionit, me qëllim rritjen e sigurisë ushqimore në vend, risjell në vëmendje tek të gjithë Operatorët e Biznesit Ushqimorë (OBU) se më datë 19 Korrik 2020 hyn në fuqi VKM Nr. 434 datë 11.7.2018 “Për etiketimin e ushqimeve dhe informimin e konsumatorit”.

AKU i është drejtuar me një shkresë informuese  të gjithë Operatorëve të Biznesit Ushqimor nëpërmjet Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të ndryshme që përfaqësojnë interesat e subjekteve që prodhojnë, ambalazhojnë dhe tregtojnë produkte ushqimore.

Sipas këtij vendimi çdo operatori biznesi ushqimor (OBU), i cili është përgjegjës për etiketimin e produkteve ushqimore, bën notifikimin e etiketës për çdo produkt ushqimor pranë Drejtorive Rajonale të AKU-së, ku ushtron aktivitetin.

Informimi i Operatorëvë të Biznesit ushqimorë mbi kërkesat ligjore të përcaktuara në VKM Nr. 434 datë 11.07.2019 “Për Etiketimin e Ushqimeve dhe Informimin e Konsumatorit”

VKM nr. 434, date 11.7.2018

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?