Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 129 kontrolle zyrtare dhe monitorime në të gjithë vendin në operatorët e biznesit ushqimor të kategorive të ndryshme, kjo edhe në kuadër të njoftimit nga Komisioni Evropian se disa akullore të paketuara të firmave të njohura përmbajnë lëndë kancerogjene.
Gjatë kontrolleve AKU, ka vendosur 25 masa paralajmëruese administrative dhe 1 gjovë, për bizneset të cilat nuk kryenin aktivitetin e tyre në përputhshmëri me ligjin dhe rregullatorët e sigurisë ushqimore.
Gjithash AKU, ka bërë të mundur tërheqjen nga tregu të disa prej akulloreve të paketuara të firmave më të njohura ndërkombëtare me përmbajtje kancerogjene.
Alarmi për prezencën e lëndëve kancerogjene në këto akullore të firmave të njohura është dhënë nga komisioni Europian, ku Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Serbi e Qipro i kanë ndaluar këto produkte të tregtohen. Nga analizat rezulton se disa seri të këtyre të akulloreve janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, oksid i etilenit dhe janë ndaluar të tregtohen. Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer. Përbërësi tejkalon nivelet e përcaktuara nga legjislacioni i Bashkimit Evropian.