AKU kontrolle në Durrës, Korçë e Fier, 300 mijë lekë gjobë për 3 biznese

28 Dhjetor 2023, 10:44| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 10:48

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet në të gjithë vendin, ndërsa kësaj radhe janë konstatuar mangësi në dokumentacion në 3 biznese, “magazinë ushqimore”, “market” dhe “supermarket”.

Për shkeljet e konstatuara ndaj këtyre subjekteve janë vendosur masat administrative me “gjobë” në vlerën 300.000 lekë si dhe bllokim produkti deri në plotësimin e kërkesave ligjore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit garanton konsumatorët për sigurinë e produkteve ushqimore dhe fton për forcimin e bashkëpunimit për ndëshkimin e paligjshmërisë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?