Foto ilustruese

AKU tërheq nga tregu djath mozzarella me datë të skaduar dhe vezë të lëngshme me salmonelë

1 Gusht, 15:00| Përditesimi: 1 Gusht, 15:06

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi sot se gjatë muajit maj e qershor janë tërhequr 6.2 kg mozzarella me datë të skaduar dhe 8 kg vezë të lëngshme me salmonelë.

Kontrollohet u bënë pasi AKU u sinjalizua nga Sistemi i alarmit të shpejtë për ushqim dhe ushqim (RASFF)  për futjen në treg në Shqipëri të 7.2 kg mozzarella me datë të skaduar dhe 12 kg vezë të lëngshme me salmonelë në muajin maj.

"Më datë 31.5.2024, nga sistemi RASFF jemi njoftuar për produktin Mozzarella (Treccia di mozzarella pugliese (mozzarella) 200 g) me datë skadence të deklaruar gabim, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje.

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 7,2 kg produkt te importuar më datë 15.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 6.2 kg.

Për sa i përket njoftimin të ardhur nga sistemi RASFF më datë 3.6.2024 për produktin në vezë të lëngshme të pasterizuar e cila ka rezultuar me prani të Salmonella spp, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, sqarojmë se:

AKU mori masa të menjëhershme për kryerjen e kontrollit zyrtar, nga i cili u konstatua se nga 12 kg produkt i importuar me datë 10.5.2024 dhe 14.5.2024, është tërhequr nga tregu dhe bllokuar me destinacion asgjësimin e tij sasia prej 8 kg, informoi sot AKU.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?