Kapaciteti i prodhimit me kosha notues parashikohet të shkojë rreth 30 mijë tonë ose rreth 150 milionë euro vetëm për peshqit, thotë Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rrural Frida Krifca. Këshilli i Ministrave miratoi dokumentin udhëzues të politikave për Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë në Shqipëri me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të akuakulturës.
Ndërsa u ndal në këtë degë të industrisë së peshkimit, Kryeministri Edi Rama theksoi se po vijon rritja e niveleve të prodhimit në det me kosha notues.
Sipas tij, “kapaciteti i prodhimit parashikohet të shkojë rreth 30 mijë tonë, në funksion të eksporteve shqiptare nga Europa në Japoni, si edhe të tregut vendas.
Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit.
Ndërsa investimet, të kombinuara me kërkesën në rritje të tregut të huaj, kanë sjellë rritje progresive të eksportit. Gjithashtu rol të rëndësishëm ka luajtur edhe përmirësimi i infrastrukturës në portet e peshkimit, si edhe ndërtimi i markatave të reja për tregtimin e peshkut, që ka shtuar vlerën e këtij produkti në tregje.
Sot eksporti i peshkut ka shënuar një rritje të shumëfishtë. Në krahasim me 2013-ën eksportet janë rritur 4 herë më shumë. Në 2022 u eksportuan mbi 9219 tonë prodhime deti.
peshk rezervati,,nuk eshte i mire. sepse peshqit ne vaska hane mutin e njeri-tjetrit...
Përgjigju