Akullnajat zvicerane humbasin 10% të masës brenda dy viteve

28 Shtator 2023, 14:25| Përditesimi: 28 Shtator 2023, 14:28

  • Share

Akullnajat zvicerane kanë përjetuar humbje ekstreme të masës rreth 10% në dy vitet e fundit, ka thënë Komisioni Zviceran për Vëzhgim të Kriosferës, me seli në Gjenevë

“Një vit ekstrem përcillet me një tjetër. Akullnajat në Zvicër kanë humbur 10% të masës më 2022. Megjithatë, më 2023 është regjistruar edhe një humbje tjetër prej 4%, e cila përbën zvogëlimin e dytë më të madh prej fillimit të matjeve. Akullnajat zvicerane janë duke u shkrirë me ritëm të shpejtë. Shpejtësia është dramatike, pasi sasia e akullit të shkrirë në vetëm dy vjet është i ngjashëm me periudhën 1960-1990”, tha Komisioni.

Si arsye për një shkrirje të tillë është përmendur sasia e vogël e reshjeve të borës në periudhën 2022-23 dhe temperaturat tejet të larta në verë.

Një pjesë e akullnajave është zhdukur plotësisht. Shkrirje është regjistruar edhe në luginat Valais dhe Engadin, ku akulli gjendet në lartësi prej mbi 3.200 metrave.

Mesatarja e humbjes së akullit në këtë zonë ka shkuar në 3 metra./REL

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?