Akullore me luleshtrydhe dhe kos
Përbërësit:
- 300 gr luleshtrydhe
- 2-3 lugë mjaltë ose shurup panje
- 250 gr kos grek ose kos i trashë natyral
- 1 lugë vanilje (opsionale)
Përgatitja:
Pastrojmë luleshtrydhet dhe i presim në copa. I vendosim në blender bashkë me mjaltin dhe vaniljen, derisa të bëhet një pure homogjene. Në formën e akullores, shtojmë një shtresë kos, më pas një shtresë nga pureja e luleshtrydheve. Vazhdojmë alternimin derisa forma të mbushet. Vendosim akulloren në ngrirje për të paktën 4–6 orë ose gjithë natën.
Komento
Komente
