Receta

Akullore me luleshtrydhe dhe kos nga zonja Albana

11 Qershor, 11:29| Përditesimi: 11 Qershor, 11:31

  • Share

Akullore me luleshtrydhe dhe kos

Përbërësit:

  • 300 gr luleshtrydhe
  • 2-3 lugë mjaltë ose shurup panje
  • 250 gr kos grek ose kos i trashë natyral
  • 1 lugë vanilje (opsionale)

Përgatitja:

Pastrojmë luleshtrydhet dhe i presim në copa. I vendosim në blender bashkë me mjaltin dhe vaniljen, derisa të bëhet një pure homogjene. Në formën e akullores, shtojmë një shtresë kos, më pas një shtresë nga pureja e luleshtrydheve. Vazhdojmë alternimin derisa forma të mbushet. Vendosim akulloren në ngrirje për të paktën 4–6 orë ose gjithë natën.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord me kërkesën e gjyqtarëve për rritje të pagës me 700 euro?