Akullore me vanilje dhe çokollatë nga zonja Albana

25 Maj 2022, 12:05| Përditesimi: 25 Maj 2022, 12:06

  • Share

Akullore me vanilje dhe çokollatë

Përbërësit:

  • 300 gr biskota çaji
  • 500 ml pana
  • 400 gr qumësht i kondensuar
  • 2 bustina vanilje
  • 200 gr çokollatë e zezë

Përgatitja:

Përizejmë panën që e kemi në frigorifer ( sepse nuk punohet e ngrohtë) e punojmë panën me rrahës elektrik shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen dhe  i rrahim derisa të arrijmë rezultatin e duhur. Ndërsa në fund shtojmë cokollatën e grirë në rende ose në mikser.  Poshtë tavës shtrojmë një qese membranë që anët të mbulohen, shtrojmë shtresën e biskotave, përsipër kremin dhe sërish një shtresë biskotash, e mbulojmë me qese membranë dhe anësorët që janë në qesen e membranës, mbulojmë shtresën e sipërme. E lëmë 4-5 orë në ngrirje, largojmë qesen e membranës dhe e presim në formë katrore si format që kanë biskotat.

 

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?