Akullore pa qumësht me shalqi
Përbërësit:
- 1 shalqi
- 100 gr sheqer
- Lëng limoni
- Gjethe dhjozme
Përgatitja:
Presim frutin e shalqirit në feta. Largojmë lëkurën dhe pjesën e brendshme e presim në kubikë pasi kemi larguar farat. I vendosim kubikët në një blender së bashku me lëngun e limonit dhe sheqerin. Pasi masa është bërë e njëtrajtshme e vendosim në një enë, e mbulojmë me membranë kuzhine dhe e vendosim në frigorifer në akull për 6-8 orë. Pasi akulloja të jetë bërë gati e servirim me pak gjethe dhjozme për aromë.
Komento