Akullore me qumësht dhe shije pjeshke
Përbërësit:
- 400 ml pana për ëmbëlsira
- 1 gotë e vogël qumësht i kondensuar
- 2 pjeshkë të pjekura
- 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
- 1 lgj mjaltë ose sheqer pluhur (opsionale)
Përgatitja:
Rrahim panën me mikser derisa të formohet një krem i butë. Shtojmë qumështin e kondensuar dhe vaniljen. E përziejmë butësisht me spatul. Pjeshkët i blenderojmë lehtë (pak të grimcuara, jo lëng) dhe i bashkojmë me panën duke i përzier me kujdes. E hedhim masën në një formë (kutie akulli ose tavë metalike), e mbulojmë me letër kuzhine ose kapak dhe e vendosim në ngrirje për 4-6 orë, ose gjithë natën.
Këshilla nga Albana: Nxirre 5 minuta para se ta shërbesh. Mund ta zbukurosh me feta pjeshke ose fletë mente.
Komente
