SPAK thotë se “Për periudhën 2009-2010, nga ana e personave nën hetim, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Fatime Kryemadhi është blerë, një apartament dublex me vendndodhje në zonën e njohur si “ish bllok”, i deklaruar si i finacuar me kredi bankare. Nga hetimi ka rezultuar se shuma prej 310,000 Euro që kanë shërbyer për blerjen e katit të parë të dublex, janë derdhur Cash në sistemin bankar nga Fatime Kryemadhi, dhe shuma 335,000 Euro e marrë kredi nga Fatime Kryemadhi, është shlyer gjithashtu me para të depozituara në bankë të nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë, në Mars-Nëntor 2010. Këto para dyshohet se kanë origjinën nga aktiviteti i paligjshëm i shtetasve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi si dhe kredia bankare është përdorur si mbulesë dhe mënyrë për të futur në sistemin bankar shuma të konsiderueshme monetare”.
Lajmi kryesor:
SPAK për arrestimin e Metës: Ndikoi si ministër për lidhjen e kontratës CEZ-DIA, mori para nga Kastriot Ismailaj! S’deklaroi 463 mijë dollarë $ nga lobimi në SHBA/ DOKUMENTI
SI.E./ReportTv.al