Erik Abidal, futbollist

Akuza ndaj Barcelonës, mëlçia e Abidal u ble nga trafiku i organeve

4 Korrik 2018, 13:23| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 13:28

  • Share

Akuza të forta vijnë nga Spanja, gazeta “El Confidencial” akuzon ish-presidentin e Barcelonës, Sandro Rosell, se ka blerë ilegalisht mëlçinë që i shpëtoi jetën francezit Erik Abidal 6 vjet më parë. 
Si argument shërbejnë përgjimet telefonike, që tashmë janë në dorë të drejtësisë spanjolle. “El Confidencial” zbulon se ekzistojnë të paktën katër përgjime telefonike, që janë në dorë të drejtësisë në Spanjë, që vërtetojnë se mëlçia për Abidalin është blerë ilegalisht në trafikun e organeve njerëzore nga ish-presidenti i Barcelonës, i cili prej 23 majit të 2017-ës ndodhet në burg për riciklim parash.

Një dosje tjetër do të hapet tashmë për të dhe më të do të merret gjykatësja Carmen Larena. Mëlçia për Abidalin është blerë në vitin 2012, një vit pas ndërhyrjes së parë të francezit, pas diagnostikimit të tij me tumor. 
Në atë kohë Barcelona bëri me dije se duhej një tjetër ndërhyrje. Në atë njoftim, klubi katalanas bënte me dije se operacioni u mundësua falë zemërgjerësisë së kushëririt të lojtarit, u cili quhej Gerard.

Por përgjimet tregojnë të vërtetën e gjithë kësaj historie, duke zbuluar se për Abidalin është blerë një mëlçi në tregun ilegal të organeve njerëzore. Në tre telefonata mësohet se ka pasur një bashkëpunëtor, të quajtur Juanjo dhe që ka mundësuar blerjen e mëlçisë. Gjithmonë e më kritike situata për Rosell.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?