Bota

Akuza për korrupsion, spanjollët protestojnë kundër Sanchez: Të shpallen menjëherë zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 17:18| Përditesimi: 8 Qershor, 18:05

  • Share

Protesta masive u regjistruan sot në Spanjë, ku dhjetëra mijëra qytetarë u ngritën në protesta kundër qeverisë së kryeministrit socialist Pedro Sánchez.

Mediat spanjolle flasin për rreth 50 mijë protestues por organizatorët pretendojnë për 100 mijë pjesëmarrës.

Ata kërkuan zgjedhje të parakohshme të përgjithshme, ndërsa partia e Sanchez, administrata dhe familja e tij vazhdojnë të përballen me një sërë akuzash për korrupsion.

Por presioni mbi Partinë e tij të Punëtorëve Socialistë Spanjollë është rritur gjatë ditëve të fundit, pasi një ish-anëtar i partisë u akuzua se po përpiqej të zhvillonte një fushatë shpifjeje kundër njësisë policore të “Rojës Civile” që po hetonte gruan e kryeministrit, Begoña Gómez, vëllain e tij, David Sánchez, dhe ish-ministrin e transportit.

K.M/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria barazoi me Serbinë, sa shanse ka për të shkuar në Botëror?