Ish-krerët e UÇK-së para Hagës! Avokatët përplasen me Prokurorinë: Dokumentet të na jepen sa më shpejt, jo 3 muaj para se të nisë gjykimi! Po dëmtoni punën tonë

16 Shkurt 2021, 07:59| Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 14:20

  • Share

HAGË- Seanca e tretë për ish-drejtuesit e UÇK-së është shoqëruar me përplasje të ashpra mes Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Shkak është bërë data e publikimit të dokumenteve të nevojshme për mbrojtjen. Sipas prokurorit Smith, këto dokumente nuk duhen publikuar më parë se 3 muaj nga nisja e gjykimit, me argumentin se po mbrohen dëshmitarët. Një deklaratë e tillë ka sjellë reagim të ashpër të mbrojtjes. I pari ishte avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i cili i quajti deklarata e Smith si “gjepura” duke ngritur akuza se Prokuroria po dëmton me qëllim mbrojtjen. Për Emmerson nuk ka asnjë provë që të ish-drejtuesit e UÇK-së ka tentuar që të frikësojnë dëshmitarët, ndryshe nga sa pretendon Prokuroria.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati i ish- presidentit Hashim Thaçi, David Hooper. Për të, deklarata e prokurorisë se i ‘frikësohet presionit që mund t’iu bëhet dëshmitarëve’ nuk është aspak reale, por është kthyer në një slogan për Prokurorinë, sa herë që nuk duan të plotësojnë kërkesat e mbrojtjes.

Katër ish-udhëheqësit politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kreyparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe shefi
i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi janë të fundit që u dërguan në Hagë.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, kishte konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Ish- presidenti Hashim Thaçi së bashku me Kadri VeselinJakup KrasniqinRexhep Selimin akuzohen për krime lufte. Ndaj tyre rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Ora 14:05
Avokati i Veselit i ashpër me Prokurorinë: Po thoni gjepura! S’ka prova që të pandehurit po frikësojnë dëshmitarët

Avokati mbrojtjes, i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka qenë i ashpër në reagimin e tij për Prokurorinë, ku ka ngritur akuza të forta mbi sjelljen e tyre, sipas së cilit po dëmtojnë qëllimisht punën e mbrojtjes. Përplasja ka ndodhur me deklaratën e prokurorit se nuk do i vë në dispozicion dokumentet e kërkuara nga mbrojtja jo më herët se 3 muaj para nisjes së gjykimit.

“Keqsjellje apo strategji kur ato shohin se e pengojnë administrimin e drejtësisë, nuk ka asgjë të personalizuar, Prokuroria nuk i ka përmbushur standartet bazë të sjelljes së vet. Nuk është sjellje etike nga ana e tyre, që nuk i lejohet të ketë mjetet dhe mbrojtjen e vazhdueshme, prokuroria jo se e ka bërë me keqbesim, por nga entuziazmi për projektin e tyre kanë humbur objektivin e funksionit të tyre kryesor. Prokurori na thotë që nuk ka nevojë që mbroja të dijë akuzat deri në nisjen e gjykimit me pretendimin se kështu mbrohen dëshmitarët.

Po përpiqet qëllimisht që të mos na japë informacion që na duhet për të përgatitur, duan që të mos na e japin këtë informacion deri 3 muaj para datës së gjyqit, ndërhyrja e tij na ka bërë që çështje të eci përpara, nuk është mosnjohje e balancës së drejtësisë, tani që Smith u çua në këmbë dhe e pohoi me gojën e vet është e qartë që prokuroria e ka si politikë që të pengojë mbrojtjen, dhe mendon për klientët e vetë dhe jo të mirën e dëshmitarëve. Vënia e dokumenteve të redaktuara do të dëmtojë dëshmitarët janë gjepura, dëshmitarët nuk janë frikësuar nga askush. Nëse do kishin dhënë lirimin e katër dëshmitarëve, ndoshta mund të kishte një çështje tjetër, që kolektivisht do kishin komunikim me mbështetësit e tyre, por deri tani nuk ka asnjë provë për atë që thotë Zoti Smith, deklarata se 3 muaj janë të mjaftueshme për të bërë gjykimin është i pavërtetë. Ju keni frenat në dorë (i referohet gjykatësit) dhe ju mund ta frenoni prokurorinë”, tha avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson.

Ora 13:51
Avokati i Thaçit i përgjigjet Prokurorit: E keni kthyer në slogan se ‘mund të frikësohen dëshmitarët’! S’është e vërtetë

Avokati i ish- presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, David Hooper i ka kthyer përgjigje Prokurorit, duke thënë se “frikësimi i dëshmitarëve” nuk qëndron, por është shndërruar në një slogan të organit të akuzës.

“E kuptoj që ka ardhur (i referohet Prokurorit) me një deklaratë të përgatitur dhe ai po drejton punën e zyrës së tij, ndoshta po të kishte pasur më shumë fokus do e kishte ndihmuar më shumë, sistemi i nxjerrjes së materialeve është më i miri u mundshëm, nëse ai e vë veten në pozitën tonë, do e kuptojë që nxjerrja e materialeve është më pak funksionale dhe e mjaftueshme se në institucionet e tjera. Sot kemi folur në mënyrë si ta balancojmë, jo për të shtyrë datën e gjyqit,  që është bërë si slogan i prokurorisë, por që ne ta nxjerrim informacion nga çështja noteriale. Pse të mos nxirret dosja paraprake dhe nuk e kuptoj që pse kjo lidhjet me datën e nisjes së gjyqit, le të japin një paraprake të redaktuar. Frikësimi i dëshmitarëve nuk do i hyjë, se kjo është më tepër një slogan sesa me të vërtetën e çështjes. Ne duam të sigurojmë se nuk bëhet fjalë për të diskutuar datën e gjykimit deri sa të jetë koha e duhur”, tha Hooper.

Ora 13:49
Prokurori në Hagë: Publikimi i dokumenteve për mbrojtjen jo më parë se 3 muaj! Frikë se u bëhet presion dëshmitarëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është shprehur kundër publikimit të dokumenteve të redaktuara për mbrojtjen duhet të bëhet 3 muaj para se të nisë gjykimi, kjo me qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve. Sipas tyre, dëshmitarët mund të frikësohen, për këtë arsye këto dokumente, që mbrojtja i ka cilësuar të nevojshme, nuk duhen publikuar më parë se 3 muaj nga nisja e gjykimit.

“Frikësimit të dëshmitarëve, ky është realitet, kjo është e vërteta. Janë vendosur masa mbrojtëse, janë bërë redaktime dokumenteve, këto janë mjete për të zvogëluar rrezikun, por nuk e eliminojnë komplet. Procedurat e nxjerrjes së materialeve janë strikte. Gjykim sa më të shpejtë, të caktohet një datë sa më shpejt dhe që përputhet me historitë e kaluara e cila është lidhur me lulëzimin e dosjes dhe kjo është mënyra më e mirë dhe të ketë drejtësi dhe unë kam besim që kjo të bëhet duke respektuar të drejtat e të pandehurve”, tha Prokurori Smith.

Ora 12:29
Avokati i Kadri Veselit akuza prokurorisë së Hagës: Do të nxjerrë nga rruga e duhur mbrojtjen që të mos jetë e përgatitur siç duhet

Avokati mbrojtjes, i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka ngritur akuza për Prokurorinë, pasi sipas tyre nuk po bën detyrën e tyre me qëllim që të dëmtojë mbrojtjen.

“Prokuroria nuk është e drejtë dhe objektive në lidhje me mbrojtjen, është shumë e qartë , Prokuroria do të shmangë ose të nxjerrë nga rruga e duhur mbrojtjen që të mos jetë e përgatitur si duhet”, tha Emmerson

Ora 12:24
Nis seanca e tretë në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së

Nis seanca e tretë në Hagë për ish-drejtuesit e UÇK-së

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Leo: 16/02/2021 08:36

    Uroj të kthehen sa më shpejt pranë familjeve të tyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?