Ish kryebashkiaku i Përmetit, Gilberto Jaçe

Kronikë

Akuza për shpërdorim detyrën, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen ndaj ish krye bashkiakut të Përmetit, Gilberto Jaçe

23 Mars 2022, 17:56| Përditesimi: 24 Mars 2022, 08:28

  • Share

Gjykata e Lartë ka kthyer për rigjykim çështjen ndaj ish kryebashkiakut të Përmetit, Gilberto Jaçe, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Gjykata rioktheu sërish çështjen në Gjykatën e Apelit të gjirokastrës por me një tjetër trup gjykues.

Gjykata thotë se Apeli i Gjirokastrës nuk ka parë siç duhet detyrat e ish kryebashkiakut Jaçe dhe kompetencat për dhënien e lejes për të ndërtuar dhe me rigjykim do të kuptohet nëse ka pasur apo jo shpërdorim detyre.

Në 2016 Gilberto Jace u akuzua për shpërdorim detyre për një objekt të dhënë me qira buzë lumit Vjosa. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 70 metra katrorë e cila është dhënë ndaj një personi që ta administrojë me qira 6 mujore.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
 

I.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron ndryshime në parti e qeveri, si e vlerësoni?