GJKKO

Kronikë

Akuza për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal, Apeli i GJKKO e dënon me 6.8 vite burg (EMRI)

16 Shtator 2024, 12:11| Përditesimi: 16 Shtator 2024, 12:17

  • Share

Apeli i Posaçëm ka vendosur lënien në burg të Endi Braçaj i cili akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Në shkallën e parë të GJKKO, Braçaj ishte dënuar vetëm për akuzën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Më pas me çuarjen e çështjes në Apel të GJKKO, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar) , dënimi i shtohet edhe për akuzën e grup të strukturuar kriminal. Më parë me dënimin e GJKKO, Braçaj ishte dënuar me 5 vite burgim, pas shqyrtimit në Apel, dënimi i rritet në 6 vite e 8 muaj burgim.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

- Ndryshim e vendimit nr. 34, datë 22.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 28 pika 4 dhe 283 pika 1 të Kodit Penal si dhe neni 334 pika 1  të Kodit Penal, dënimin e tij me10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/“a”, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet  burgim.

- Bazuar në nenin 55 pika 3 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

- Bazuar në nenin 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.B. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

- Vuajtja e dënimit të kryhet në IEVP të sigurisë së lartë.

- Shpenzimet procedurale i ngarkohen të pandehurit.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?