Akuza për vjedhje të dhënash nga e-albania, AKSHI: Portali nuk ruan të dhënat, ato janë në regjistrat e institucionet përkatëse

11 Maj 2020, 19:43| Përditesimi: 11 Maj 2020, 19:45

  • Share

Pas një artikulli në një portal ku sulmonte e-albania për grabitje të të dhënave, ka reaguar edhe AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit). Portali e-albania ka sqaruar të gjithë qytetarët se të dhënat e tyre personale dhe të bizneseve nuk mund të grabiten apo edhe regjistrohen, pasi ky portal është vetëm një portë dalëse e gjithë informacioneve që janë të regjistruara në regjistrat përkatës të institucioneve.

Në njoftim thuhet se portal bën vetëm kryqëzim të të dhënave duke i marrë ato nga regjistrat e institucioneve përkatëse dhe lëshuar në mënyrë dixhitale një dokument, por nuk i ruan ata.

Pra mbrojtja dhe besimi i këtyre të dhënave personale është drejt regjistrave në institucionet përkatëse dhe e-albania thjesht i kalon ato më shpjet dhe më lehtë në mënyrë të dixhtalizuar.

Gjithashtu brenda 2020, e-Albania do të jetë ura e vetme e komunikimit të shtetit me qytetarët e tij, pasi 90% e shërbimeve publike do të ofrohen vetëm online. Dhe e gjitha kjo lidhet me projektin e dixhitalizimit të shërbimeve publike, për të shmangur kostot, radhët dhe burokracitë e panevojshme.

Deklarata e plotë e e-albania

Platforma e-Albania është kanali kryesor i marrjes së shërbimeve publike online për qytetarët, bizneset dhe punonjësit e administratës publike. Dhe si çdo portal tjetër qeveritar, që ofron shërbime publike online në shtete të zhvilluara si Estonia, Gjeorgja apo kudo në botë, e-Albania përdor regjistrimin dhe autentifikimin e sigurtë të të dhënave të përdoruesve.

Të dhënat e plotësuara nga përdoruesit, gjatë procesit të regjistrimit në portalin e-Albania verifikohen automatikisht me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile për individët dhe Regjistrit Kombëtar Tregtar për bizneset (QKB), aty ku ruhen në të vërtetë këto të dhëna.

Thënë ndryshe, e-Albania është porta dalëse për informacionet që vetë qytetarët dhe bizneset kanë në regjistrat shtetërore. Platforma funksionon duke bërë kryqëzimin e regjistrave me njëri-tjetrin për të dhënë një dokument të caktuar, pa e përpunuar informacionin dhe pa e ruajtur atë.

Rrjedhimisht, sa herë përdoret një shërbim nga biznesi apo qytetari, e-Albania kryqëzon sërish regjistrat për të dhënë dokumentin me të dhënat në atë moment.

Pra, besimi i qytetarëve apo bizneseve është drejt regjistrave në institucionet përkatëse dhe e-albania thjesht sa ua ka bërë më të lehtë punën, sidomos në këtë kohë pandemie.

Mjafton të përmendim një fakt: Vetëm në muajin prill në portal ka patur mbi 15 milion vizita!

Brenda 2020-s, e-Albania do të jetë ura e vetme e komunikimit të shtetit me qytetarët e tij, pasi 90% e shërbimeve publike do të ofrohen vetëm online. Dhe e gjitha kjo lidhet me projektin e dixhitalizimit të shërbimeve publike, për të shmangur kostot, radhët dhe burokracitë e panevojshme.

Komento

Komente

  • Italia: 11/05/2020 22:21

    Po mua ku ma gjeti emailin qeveria qe me dergoi email ku i bente reklamë “punes së mirë” që ka bëre deri tani?! Adresë te cilën unë e perdora për tu regjistruar ne e-Albania. Aty ështe qelbur peshku nga koka

    Përgjigju
    • Përgjigja: 12/05/2020 06:39

      "Emaili"

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?