Artan Shkëmbi

Kronikë

Akuza se dekonspiroi operacionin gjerman/ Gjykata i heq pezullimin nga detyra ish-numrit 2 të OFL-së Artan Shkëmbi

26 Mars 2021, 12:16| Përditesimi: 26 Mars 2021, 15:45

  • Share

TIRANË- Gjykata e Tiranës i ka hequr masën e sigurimit "pezullim nga detyra" Artan Shkëmbit, ish- zv.drejtorit të OFL. Gjykata ka konstatuar shuarjen e masës për shkak të përfundimit të afatit 6 mujor.

Shkëmbi u hetua fillimisht nga SPAK për "korrupsion" dhe "nxjerrje sekreti hetimor". Tre javë më parë dosja i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës, pasi rezultoi se nuk ka "korrupsion".

Masa e pezullimit 6 mujorë ishte për hetimet e spak për korrupsion. Kjo akuzë ra, ndërsa ai është në hetim nga prokuroria e tiranës e cila e dyshon për nxjerje sekreti hetimor. Ndërkohë po në seancën e sotme Prokuroria e Tiranës kërkoi sërish masën e pezullimit e cila u miratua nga gjykata

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?