Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuza të tjera ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ndaj pesë personave të tjerë për përvetësim fondesh, abuzim me detyrën dhe pastrim parash.
Gruevski akuzohet se në kohën kur ishte kryetar i VMRO-DPMNE-së ka përvetësuar 1.3 milionë euro donacione të padeklaruara të partisë për të blerë truall në një nga zonat më të lakmuara të Shkupit në Vodno.
Përveç tij, dyshohen edhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamcev dhe nëna e tij Ratka Kamçeva, Nenad Josifoviç si dhe kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski.
Paratë e besuara për punën e tij si lider i një partie politike, ai i ka marrë për vete ose një pjesë të atyre nuk i ka evidentuar si donacione nga individë dhe persona juridikë nëpër raporte, dihet që çdo parti duhet të ketë listë të donatorëve të personave fizikë e juridikë. Disa nga personat fizikë dhe juridikë nuk janë fare në listën e donatorëve kurse i kanë dhuruar fonde partisë – tha Villma Ruskoska, prokurore.
Me publikimin e “bombave” në vitin 2015 dhe bisedën e përgjuar se Gruevski ka blerë parcela të shtrenjta, pronësia i është bartur një kompanie, e menaxhuar nga Orce Kamçev, në pronësi të nënës së tij.
Prokuroria gjithashtru ka bllokuar pronën, duke mos lejuar që parcelat në Vodno të mund të shiten.