TIRANE- Policia dhe prokuroria godasin sërish grupin kriminal të Bajrave në Shkodër. Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar 10 masa të reja arresti, ku 5 prej personave të akuzuar, me në krye kreun e grupit ndodhen në qeli për vepra të tjera penale. “Arrest me burg” është caktuar për Behar Brajoviq, i njohur edhe me mbirmrin Bajri, Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Asmer Bilali, Ismet Idrizi dhe Jorida Murati, kjo e fundit e arrestuar mëngjesin e kësaj të enjte. Po e njëjtja masë sigurie është caktuar në mungesë edhe për Sirjan Alija, tashmë i shpallur në kërkim.
Ndërsa masa e arrestit shtëpiak është caktuar për Senad Halluni, shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër, Florine Hoxha kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin Shkodër, si dhe për Mira Nikaj përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga hetimet, por edhe përgjimet e prokurorisë ka rezultuar se kreu i grupit Behar Bajri ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që Jorida Murati të punësohej formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta persona, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve. Pas kontrollit që policia ushtroi në banesën e Jorida Muratit, policia gjeti dhe sekuestroi një shumë prej 9 mijë eurosh. Ndërkohë, dyshimet e prokurorisë janë se ky grup kriminal ka ushtruar ndikim të paligjshëm edhe pranë OSHEE-së në qytetin e Shkodrës, raste të cilat po verifikohen nga organi i akuzës.
Bajrat e Shkodrës u goditën vitin e shkuar në sajë të operacionit të koduar “Oaz”, ku u arrestuan mbi 10 pjesëtarë të këtij grupi.
Por kush janë veprat e para penale që akuzohet grupi Bajri? Lexo këtu të plotë akuzat.
Me masë “Arrest në burg”
Behar Brajoviq (Bajri) I arrestuar më parë
Safet Rustemi I arrestuar më parë
Ilir Rustemi I arrestuar më parë
Asmer Bilali I arrestuar më parë
Ismet Idrizi I arrestuar më parë
Jorida Murati e arrestuar sot
Me masë “Arrest në shtëpi”
Senad Halluni shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër
Florine Hoxha kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitet Shkodër
Mira Nikaj përgjegjëse finance në Spitalin Rajonal Shkodër
Në kërkim
Sirjan Alija
Deklarata e plote e policise
Në vijim të operacionit "OAZ", gjatë hetimeve të kryera nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, në koordinim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në ngarkim të grupit kriminal “Bajri”, u arrit të dokumentoheshin edhe vepra të tjera penale, të kryera nga pjesëtarët e këtij grupi.
Si rezultat i hetimeve dhe provave të grumbulluara nga Policia, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar 10 masa të reja sigurie në kuadër të anëtarëve dhe lidhjeve të grupit kriminal "Bajri".
B. R. alias B. B, 39 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
S. R., 35 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
I. R., 43 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
A. B., 30 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
I. I., 29 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
S. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, është shpallur në kërkim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg".
J. M., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", është ndaluar gjatë mëngjesit të sotëm, në Tiranë.
S. H., 46 vjeç, Shef shërbimesh te materniteti pranë Spitalit Rajonal në Shkodër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
F. H., 48 vjeçe, banuese në Koplik, kryeinfermiere pranë repartit obstetrik në maternitetin pranë Spitalit Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
M. N., 50 vjeçe, banuese në Shkodër, përgjegjësë finance në Spitalin Rajonal Shkodër, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Gjatë operacionit të sotëm për ekzekutimin e masave të sigurisë, Policia ka ushtruar kontroll edhe në 6 banesa të tjera, ndër to edhe në banesën e shtetases J. M., për të cilën mëngjesin e sotëm u bë dhe ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë kontrollit në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi 9 000 euro.
Drejtuesi i grupit B.B ushtronte ndikim të paligjshëm në Spitalin Rajonal Shkodër, me qëllim që shtetasja J. M, e cila ishte e punësuar formalisht si infermiere në këtë spital dhe në të njëjtën kohë duke përfituar nga kreditimi i pagës.
5 nga anëtarët e këtij grupi kriminal, për të cilët sot u bë ekzekutimi i masës së re të sigurisë, janë ndaluar më parë dhe ndodhen në IEVP.
Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunimin dhe me njëri-tjetrin kanë përfituar shuma parash nëprmjet kanosjes dhe shtrëngimit ndaj dy shtetasve.
Departamneti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së këtij grupi të strukturuar kriminal.
SPAK, prokuroria e policija kane lene ne qetesi hajdutet dhe shkateruesit me te medhenje te historise se ketij vendi si like injoranti dhe kokemadhi, mona surrat kali, salqeni, lulka, femijet e familjet e tyre dhe te gjithe pseudo politikanet dhe merren me te vegjlit
PërgjigjuPu pu pu car surrat
Përgjigju