Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, vijon të mbështesë deklaratët e kreut të PD Lulzim Basha se në vendin tonë po fshihen shifrat e viktimave të COVID.
Sipas tij Basha tha se qeveria po i përdor shifrat për politikë, për të treguar se ne jemi vendi që kemi shifrat më të ulëta në rajon.
"Po të shikosh reagimin e institucioneve shtetërore në mënyrë të tërthortë e vërteton atë që tha Basha. Basha ka akuzuar qeverinë se po manipulon shifrat, nuk tha asgjë tjetër. Madje ato shifra që u dhanë ishin shoqëruar me kartelë përkatëse. E foli drejt me zë dhe figurë, tha është politika Edi Rama që po bën politikë me vdekjen. Ka dalë në parlament në mars, ka dalë në Surrel e tha do vdesin kaq e aq. E gjithë kjo është politikë.
Basha mbrëmë ka treguar skedën e pacientit. Gjej rastin ti falenderojmë për punën që kanë bërë mjekët. Janë të strapacuar, më vjen keq që detyrohen të vuajnë dhe këtë sulm politik. Në këtë rast dua të them se personeli bën punën e tij, aty u tha me zë dhe figurë se aty po përdoren shifrat politikisht për të treguar se ne kemi shifrat më të ulëta në rajon.
Ky është një informacion i nxjerrë nga profesionistë me integritet profesional. Ne i bëmë mbrëmë publike të gjitha faktet dhe është detyrë e prokurorisë që të hetojë. Për çështjet e tjera që kemi bërë denoncime kemi shkuar pasi është dashur koha e duhur për të mbledhur të gjitha dokumentet. O Gjergj boll bëtë politkë me covid. Pak se bëni politkë me pandeminë por po vidhni të gjitha propozimet e PD", tha ai.
Lajmi kryesor:
Akuzat për fshehje të viktimave të COVID, Koja: Deklaratë apokaliptike që ka kaluar çdo cak! Basha ka ende kohë të kërkojë falje
//ReportTv.al