Presidenti Ilir Meta është shprehur se akuzat e Lulzim Bashës kundrejt tij, "janë të kurdisura", e ndërsa shtoi se Basha thërriste protesta, por në fund nuk mbante përgjegjësi.
"Ilir Meta është në detyrë që të përmbushë detyrimet si president i republikës, se ca njohin shqioptarë është e drejtë e tyre, unë kam qenë këtu për të dhënë llogari dhe për të reflektuar asnjëherë me mendjen për t'i ikur ballafaqimit, meqë Basha ka provokuar se kështu është kurdisur, se është në borxhe që nuk i lan dot, nuk të ndihmon dot Ilir Meta se nuk i kam mundësitë jo se nuk do të kishte dëshirë, sepse u përpoq që të të ndihmonte kur ishte kryetar parlamenti për reformën territoriale, të dërgoi zotin Fino dhe Vasilin dhe të dhanë ofertën që sill platformën tënde që ne ta miratojmë me konsensus. "Do bëhej hataja në 8 qershor, se e thërret popullin, dhe ia lë përgjegjësinë atij".Nëse presidenti nuk do e merrte këtë vendim, cili politikan do përvëlohej më shumë. Kam një pyetje për ju. Nga një akt të tillë që bëri presidenti a e ndihmoi kjo presidentin, a nuk u vë në qendër të sulmeve, jo vetëm nga opozita, por edhe nga shumë faktorë të tjerë. Pra, ky është raport im me zotërinë. Unë e kam bërë që të mos përplaseshin demokratët dhe socialistët. Sa njerëz janë plagosur nëpër mitingje që i thërriste zotëria, kush ja kishte borxhin këtij zotërisë. Po në 13 tetor, kush i tha mos u regjistro, unë i thash e vendosëm bashkë regjistrohu, ti e kërkove e vendosëm bashkë. Kush e bojkoti, 4 anëtarë të KQZ së PS dhe PD, mos bojkoto demokratët se këtu nuk të jap do zgjidhje", tha ai.
Lajmi kryesor:
Meta tregon pazaret me Bashën për zgjedhjet vendore: M'u lut me lot në sy t'i anuloja se kishte frikë se protesta e 8 qershorit i 'dilte nga duart'! PD: Po tenton të na përçajë partinë(VIDEO)
B.K.//ReportTv.al