Foto ilustruese

Akuzat e Bashës për testime të pakëta, ISHP: Kemi numrin më të lartë nga Kosova, Maqedonia e Mali i Zi

10 Nëntor 2020, 15:56| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 16:00

  • Share

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prej ditësh hedh akuza në lidhje me numrin e paktë të testimeve që po kryejnë autoritetet në Shqipëri, ndërkohë ISHP nëpërmjet një reagimi të shpërndarë për mediat deklaron se Shqipëria ka numrin më të lartë të tamponëve se Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

‘Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria nuk përfshin testet në privat në këto raportime, përveç rasteve për konfirmim diagnoze ne ISHP. Në shifrat e fundit raportuar në 24 orët e fundit Shqipëria ka numrin më të lartë të testimeve, nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Pavarësisht akuzave të vazhdueshme për numër të ulët testimesh, shifrat dëshmojnë të kundërtën, ku Shqipëria ka 1967 testime për 24 orët e fundit, Kosova 1712 testime, Maqedonia 1293 tëstime dhe Mali i Zi  966 testime’, shkruhet në deklaratën e ISHP-së.

Statistika 9 Nëntor 2020 për vendet e rajonit
Shqipëria
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1967

Kosova
Raste të reja ditore 637
Të shëruar  në 24 orë 104
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 1712

Maqedonia
Raste të reja ditore 515
Të shëruar ne 24 orë 1194
Të shtruar në spitale 998
Humbje jete në 24 orë  20
Testime ditore 1293

Mali i Zi
Raste të reja ditore 357
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore  966

er.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?