Prokuroria e Posaçme thirri sot Sali Berishën, për të dhënë llogari mbi akuzat e rënda ndaj gjyqtares Irena Gjoka, se ka marrë 500 mijë euro nga një ish-eksponent socialist.
Lidhur me këtë u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, ku avokati Idajet Beqiri tha se kallëzimi i Gjokës është bërë pasi çështja e Berishës ka kaluar nga Gjoka te gjyqtari i çështjes paraprake.
Sipas Beqirit, nëse do të provohet fyerja nga SPAK Argita Malltezi dhe Sali Berisha do të merren si të pandehur.
‘Kemi të bëjmë me fyerje të gjyqtares dhe Gjoka ka bërë kallëzim penal. Dhe është bërë kur çështja e Berishës kaloi tek gjyqtari i çështjes paraprake dhe Gjoka nuk kishte më çështje të Berishën për të shqyrtuar dhe në këtë moment ka bërë kallëzim penal në SPAK. Ajo deklarimet që ka bërë Berisha dhe Argita i ka cilësuar si fyerje. Berisha sot ka shkuar jo si person që po bëhen hetime ndaj tij, por si person që ka dijeni dhe do të jap shpjegime dhe të jap deklarimet e veta. Berisha ka bërë deklarimet e veta sot dhe pas kësaj SPAK do të marr të pandehurit përkatës, nëse fyerja i provohet do të marr të pandehur vajzën dhe Berishën për fyerjen e gjyqtares’, tha ai.
Avokati tha se Berisha ka shpifur kur ka thënë se gjyqtarja Gjoka është e dënuar në Greqi, ndërsa tregoi edhe dokumentin nga Shërbimi Sekret në Greqi.
'Berisha po shpif, se tha i është ndaluar hyrja në Greqi dhe është e dënuar. Në Greqi gjyqtarja Gjoka s’ka asnjë shkelje', tha ai.
Avokati kujtojë edhe disa nga çështjet e tjera penale ku Berisha është i përfshirë, si Gërdeci, 21 janari dhe vrasjet e familjes Haklaj në Tropojë.
‘Ai është një njeri që ajo gjyqtare e futi në arrest shtëpie dhe ai s’po lë shpifje pa bërë kundër saj dhe tani që ajo mori këtë masë dhe ai i kundërvihet duke thënë ke marr lekë. Në rregull provoje këtë nëse se provon do dënohesh. Është hetuar si çështje kjo deri sa u pyet Argita dhe tani ka ngelur edhe personi tjetër që është Berisha dhe për mua punë ditës është sepse do dërgohet kërkesa për gjykim, po ai mund të dënohet edhe me gjobë, po ligji duhet që të veprojë. Ai ka vrarë njerëz, ka vrarë Haklajt, për Gërdecin vrau 26 persona, është në proces dhe në 21 janar vrau 4 është në proces për këto ai. Pas tij e ka radhën Shkëlzeni për Gërdecin dhe Cez Dia’, tha ai.
Për gazetarin Anri Bala Berisha do dënohet me 3 muaj burg për këtë shpifje dhe do shpëtojë nga dosja Partizani.
‘Kur ai nuk pyeti asnjë, kur ishte në arrest shtëpie, ai nuk pyet as për këta. Problemi është se sa e rëndon Berishën kjo çështje apo si bënë asgjë. Tek elektorati i djathtë edhe duartrokitej për këtë. Këto nuk patën guximin kur e patën në kafaz dhe se morën brenda dhe asnjë nuk mori guximin nga trimat e SPAK dhe GJKKO të merrnin ndonjë veprim nga arrest shtëpie mund ta çonin në burg. Kjo është për ta dënuar me 3 muaj burg dhe Partizani nuk bëhet’, tha ai.
Avokati Indrit Sefa tha se me regjistrimin e emrit në procedim, fillojnë edhe afatet ligjore për çështjen. Sipas tij Berisha do të mohojë akuzat.
‘Gjyqtarja thotë se ata kanë bërë një vepër penale, që është fyerja ndaj gjyqtarit dhe prokurorit. Prokuroria mund të hetojë pa regjistruar emrin, por kur regjistrohet emri nga aty fillojnë edhe afatet e çështjes. Ai mund të mbajë qëndrim mohues’, tha ai.
Ndërkohë, gazetarja Esiona Konomi tregoi se cilat janë pretendimet e Berishës dhe vajzës së tij Argita Mallteri për këtë çështje.
‘Unë nuk besoj se SPAK do të dënojë për një gjë të vogël, kjo është diçka për të cilën nuk do të hetohet njeri, sepse kemi parë raste të tjera për shpifje dhe SPAK i ka pushuar si çështje, pa i çuar fare për gjykim. Nuk besoj se do të dënohet për këtë, por edhe nëse do marr një dënim do të jetë një dënim i butë. Për shkak edhe të moshës ai nuk rrezikon burgun. Ata thonë ne nuk kemi bërë një akuzë, ata thonë ne kemi ngritur një pyetje për gjyqtaren, sipas Berishës dhe Argitës. Këto janë pretendimet e tyre’, tha ai.
Avokati Indrit Sefa ka akuzuar Sali Berishën se po i çon në burg komisionerët e Partisë Demokratike, me kontestimin që po i bënë zgjedhjeve.
Në emisionin “Repolitix” në Report Tv, Sefa ironizoi edhe përfaqësuesin e PD-së, Oerd Bylykbashi, duke e quajtur “mjeshtër të votës së diasporës”.
Kutitë hapen kur kanë prova dhe denoncime konkrete në rastin e Durrësit kishte ca video konkrete. PD ka kërkuar edhe hapjen e votave të diasporës në Durrës. Nëse Bylykbashi pranon se gruaja dhe fëmijët e tyre do ta plotësonin në një dhomë të veçantë fletën e votimit, vetëm ai mund ta besonte këtë. Kur u bë votimi me postë Bylykbashi mjeshtri mund ta mendonte se do të bëhej i fshehtë dhe jo familjarë. Ai me intelektin e tij mund ta besonte. Demokratët do futen në burg, do futen në burg numëruesit e shkretë.
Me zor i kanë gjetur numëruesit. Pse të kanë shitur demokratët ty. Po nuk lëviz asnjë votë subjekt më subjekt se nuk të lë ai tjetri, por janë brenda partisë. Po të marrësh këta njerëz që të kanë ardhur në ditë të zezë dhe i përdor dhe ata mund të përfundojnë edhe në burg. Berisha ka humbur të gjitha instiktet politike do marr më qafë njerëz dhe do i lënë nëpër gjykata', tha ai.
Komente
